Stafi Kryesor

 
 
 
 
 
 
 
 
/* ketu */
Ana Maria Toska
Edukatore e grupit “Pemishtet”

Unë quhem Ana Maria dhe jam 39 vjeç. Jam edukatore për fëmijët 4-5 vjeç. Me formim në Qendrën Profesionale “Don Bosko” për Animator Social, Pedagogji. Kam një eksperiencë pune si edukatore e akredituar prej 10 vitesh, me kualifikime dhe trajnime të certifikuara nga VME. Punoj këtu që prej vitit 2012. Motoja ime: Dija nuk ka fund. Që të jemi mësues të mirë, duhet të jemi nxënës të përjetshëm!
Afërdita Cena
Edukatore e grupit “Fidanishtet”

Unë quhem Afërdita dhe jam diplomuar në degën Infermieri-Mami. Kam një eksperiencë pune si infermiere në spital prej pesë vitesh. Te “Princi”, unë merrem me edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të moshës tre dhe katër vjeç. Motoja ime në punë është: Me përkushtim mund të arrihet gjithçka!
Dorela Balla
Une jam Dori dhe përvecse jam edukatore, jam edhe mami i një djali të vogël. Jam diplomuar për Cikël të Ulët në Fakultetin Aleksandër Moisiu ne Durrës.
Eksperienca ime si nënë nga njera anë, përfundimi me sukses i fakultetit, dhe puna si edukatore në kopshtin “ Princi i Lumtur “, përbëjnë trekëndëshin absolut të plotësimit tim si njeri dhe si grua e re! Motoja ime: Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri te madhe!”
Brisilda Çelaj
Mesuese Brisilda

Quhem Brisilda. Jam e datelindjes se vitit 1996.
Kam mbaruar fakultetin Fiologjik per mesuese. Aresyeja pse jam ne kopshtin Princi i Lumtur “ eshte sepse me pelqen te edukoj dhe te merrem me femijet, i dua ata dhe nuk rresht se lexuari e mesuari rreth tyre. Motoja ime:” Me qetesi e maturi arrihet cdo deshire. Asgje nuk eshte e parealizueshme ne kete bote!” Quhem Brisilda. Jam e datelindjes se vitit 1996.
Kam mbaruar fakultetin Fiologjik per mesuese. Aresyeja pse jam ne kopshtin Princi i Lumtur “ eshte sepse me pelqen te edukoj dhe te merrem me femijet, i dua ata dhe nuk rresht se lexuari e mesuari rreth tyre. Motoja ime:” Me qetesi e maturi arrihet cdo deshire. Asgje nuk eshte e parealizueshme ne kete bote!”
Jolanda Novaku
Jam mesuese Jolanda. Kam ardhur ne kopshtin Princi i Lumtur vitin 2022. Jam mesuese dhe vij nga nje familje mesuesish. Ky profesion eshte shume i cmuar per mua. Ka qene sfide per mua te merresha ne fillim me femijet, por sadisfaksionin dhe rezultatet e punes i sheh ne fund! Motoja ime:” Ne jete ka rendesi se cfare gjurme lejme dhe keto duhet te jene sa me te mira. Askush, asgje nuk ka marre kur eshte larguar, pervec respektit. I lumtur eshte ai qe e fiton!”
Ana Rica
Infermiere, Edukatore në çerdhe

Unë jam Ana dhe jam 39 vjeç. Jam diplomuar në degën Infermieri-Mami. Kam një eksperiencë gjashtë-vjeçare në Pediatrinë Infektive dhe katër-vjeçare te “Princi” ku ushtroj edhe profesionin tim edhe atë të edukatores. Shumë fëmijë kur artikulojnë për herë të parë fjalë thonë “ Ana “- madje edhe babit në shtëpi i thërrasin “ Ana. Motoja ime: Dashuria është gjithçka!
Valbona Kuka
Edukatore në grupet e çerdhes “Bebushat” dhe “Filizat”

Unë jam edukatore Valbona dhe jam 39 vjeç. Punoj te “Princi” që nga viti 2012. Edhe më parë kam punuar si edukatore, prandaj për një kujdes sa më të mirë të fëmijëve kam ndërthurur vitet e mia të eksperiencës me metodat e reja europiane të edukimit. Motoja ime është: Fëmijët janë e ardhmja!
Esmeralda Moqi
Edukatore në grupin e çerdhes “Bebushat” dhe “Filizat”

Unë quhem Esmeralda dhe jam 37 vjeç. Punoj këtu që nga viti 2015. Detyra jonë është e rëndësishme për shoqërinë dhe fisnike, prandaj për mua çelësi është edukata. Nëse ne sillemi mirë dhe me dashuri, fëmijët do të ndjekin po këtë model. Motoja ime në punë është: Durim dhe vëmendje!
Ardjola Kola Toska
Kuzhuniere Ardjola

Jam Ardjola. Kam lindur ne vitin 1992. Kam 2 vajza. Pres vetem te mira nga jeta. Jam natyre optimiste. Megjithese kam humbur bashkeshortin, mundohem t’i rris dhe edukoj vajzat e mia me kulture dhe dinjitet. Dua te jene te lumtura. Ne kopshtin “ Princi i Lumtur “ me solli “Zyra e punes”. Kam mbaruar shkollen per kuzhine. Motoja ime:” Optimizmi eshte sekreti i lumturise “
Behije Mara
Behije, punetore pastrimi

Jam Behija. Kam lindur ne vitin e bukur 1980. Jam e martuar, me dy femije. Ne kopshtin “Princi i Lumtur “ jam ne pozicionin e sanitares. Punen e kam me shume deshire. Parapelqej verejtjet, shpresoj te rrij sa me gjate ketu. Me pelqen kolektivi dhe shkoj shume mire me stafin e kopshtit. Por me shume me pelqejne femijet, ndaj ndihem shume mire. Motoja ime “Bej mire e gjej mire “