Unë quhem Edlina dhe jam themeluesja e “Princi i Lumtur”.
                      
                    
                  
                  Profesioni im fillestar është inxhiniere ndërtimi. Madje, kam punuar në këtë fushë për disa vite. Por
                  veç
                  karrierës personale dhe jetës aktive në punë, shumë shpejt u bëra nënë.
                  
                  
                  Ky ishte një ndryshim i madh në stilin tim të jetesës e për më tepër, në mënyrën si unë mendoja.
                  Gjithmonë kam ndjerë dhe jam e bindur se fëmijët janë e ardhmja e çdo shoqërie. Për këtë, ata
                  meritojnë më të mirën. Por në rrugëtimin tim personal si nënë, shpesh hasja vështirësi.
                  
                  
                  E nuk mund të rrija pa menduar;
                  
                  
                  
Ku po rriten fëmijët tanë? Si po rriten? A është kjo më e mira
                      që mund të bëjmë?
                    
                    
                  Prandaj vendosa ti dedikohesha me kohë të plotë mirërritjes së fëmijëve të mi. Krijova
                  vizionin e një
                  vendi paqësor, ku ata të ndiheshin mirë, të mësonin sa më shumë dhe të socializoheshin me
                  bashkëmoshatarët e tyre. Kështu lindi “Princi i Lumtur”.
                  
                  
                  Unë vetë dal nga një kontigjent prindërish të pakënaqur nga çfarë mu ofrua në institucionet shtetërore
                  e
                  private ku shëtita për të sistemuar fëmijët e mi. Çfarë nuk më pëlqeu nga gjithçka që kalova, u
                  përpoqa
                  ti rregulloj në kopshtin tim. Çfarë mungonte, e solla si një risi.
                  
                  
                  Duke punuar me arkitektë për ndërtimin e një vendi miqësor për fëmijët, me dizajnerë për një arredim
                  tërheqës e interaktiv, dhe me mësues të kualifikuar për kurrikula bashkëkohore, ne krijuam një vend i
                  cili ofronte gjithçka fëmijët duan dhe u nevojitet.
                  
                  
                  Përveç programit mësimor, fëmijët bëjnë kurse dansi, pikture, kënge, shëtitje dhe aktivitete të
                  panumërta në natyrë.
                  
                  
                  Për mua është shumë e lehtë të merrem me fëmijët, sepse unë zgjedh t'u flas me ëmbëlsi dhe dashuri,
                  por duke i trajtuar si të rritur. Kjo më ndihmon shumë të kuptohem me ta. Sigurisht duke u futur në
                  botën e tyre dhe duke lënë të lirë fantazinë. Të njëjtën gjë bënte edhe gjyshi im kur unë isha e
                  vogël.
                  Marrëdhënia magjike me të më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është ti rrisësh mirë e kuptosh mirë të
                  vegjlit e tu.
                  
                  
                  
“Princi i Lumtur” është i
                      pari në llojin e tij, por shpresoj jo i fundit. Shërbimi ynë, duhet të jetë një etalon
                      për çdo kopësht tjetër, në Tiranë e rrethe, shtetëror ose privat, e çdo organizatë që synon të
                      merret me
                      edukimin e fëmijëve tanë.