Princi I Lumtur!

Dikur, diku, në mes të një qyteti në perëndim gjendej statuja e stolisur me fleta ari dhe gurë të çmuar e një princi që kishte qenë shumë i lumtur… por që tashmë po vuante meqë nga vendi ku ishte ai mund të shikonte tërë varfërinë dhe padrejtësinë që mbretëronte në qytetin e tij. Me anë të një dallëndysheje të mirë, shpërndau ai ca nga ca të gjithë gurët e çmuar dhe fletët e arit me të cilat ishte stolisur…

Testimonial

- Nela Cuka Sadikllari

-Klodi Qezi

-Albuena Cecaj

Alma Dhembo Dojce

Na ishte njëherë, diku në një qytet të madh, një vend i bukur dhe plot ngjyra si në përralla.

Aty rriteshin fëmije aq të gëzuar, sa mund t'i quaje pa frikë princesha dhe princër të lumtur.

Si me magji, në këtë kopësht përrallash fëmijë të vegjël sa një filiz, na rriteshin në fidanishte, pemishte të cilat më pas jepnin ca “fruta” të shijshme e të shëndetshme për të përgatitur grupe parashkollore të suksesshme.

Në këtë kopësht të magjepsur, na ishte dhe një zanë përrallash që quhej Edlina. Një zanë e gëzuar dhe e qeshur, që i pëlqente të fluturonte në të gjitha vendet e botës. Me pluhurin e saj magjik, ... Read more

Follow Us