“...kaq shpesh e tregoja këtë përrallë, sa nuk u
                        mendova dy herë për ta zgjedhur emrin e kopshtit që kisha vendosur të hapja. Sepse për mua nuk
                        ishte thjesht një përrallë. Por një mision në jetë.”
“Princi i Lumtur” është një
                        dhuratë nga një nënë, për nënat. E themeluar në vitin 2007, kopshti ynë nisi aktivitetin me një
                        qëllim: të sjellë diçka të re në mënyrën shqiptare të edukimit të fëmijëve. Ne e dimë më së miri
                        se ç’duhet për mbarërritjen dhe lumturinë e tyre, prandaj krijuam një ambjent që ata të
                        edukohen, socializohen dhe argëtohen. Si nënë e dy fëmijëve, e kuptoj se çdokush do më të mirën
                        për fëmijët e vet. “Princi i Lumtur” jua siguron këtë, nëpërmjet stafit të kualifikuar,
                        kurrikulave të përzgjedhura dhe dëshirës së mirë që fëmijëria e brezave që rriten me ne të jetë
                        një përrallë.