Njihuni me mësuesit

Stafi i jashtëm

klesta nako
Klesta Nako

English Teacher Quhem Klesta, kam mbaruar Universitetin e gjuheve te huaja ne Tirane, per anglisht, frengjisht. Punoj si “ English teacher “ prej shume vitesh ne qendra me emer ne Tirane. Tek “ Princi i Lumtur “ kam ardhur fillimisht ne vitin 2019. Me pelqen ecja, ushqimi i shendetshem dhe ekuilibrat ne jete. Motoja ime eshte: “When there is a will, there is a way!”

milena sinakoli
Milena Sinakoli

Mesuese e storteve dhe gjimnastikes Unë quhem Milena. Studioj në Universitetin e Sporteve. Përpos kësaj kam mbaruar Shkollën e Baletit. Unë ju mësoj fëmijëve të “Princit” gjimnastikë dhe sporte, futboll, basketboll, boks, etj. Me mua takohen një herë në javë për t’u argëtuar e stërvitur. Motoja ime: “Të stërvitemi përditë për një trup të shëndetshëm”.

endri beqo
Endri Beqo

Mësues i pikturës dhe artit Jam Endri, lindur në Tiranë, kam studiuar në Universitetin te Arteve për Grafike, Skulpturë; kam marre pjese në mjaft aktivitete artistike për karikaturë dhe skulpturë, si dhe shumë ilustrime per libra per femije. Jam përfshirë në projekte animacioni të filmave vizatimorë si dhe në konkurse te novelave grafike. Kam marrë pjese në festivale ndërkombetare të karikaturës, ku kam fituar çmime ndërkombetare, perfshirë Bienalet. Kam realizuar katër ekspozita personale në galeritë e Tiranes, me fokus në karikaturen. Motoja ime: Çdo fëmijë ka një botë për të treguar, arti është gjuha e saj.”

diana rusi
Diana Rusi

Mjeke Unë jam Diana. Jam 61 vjeç. Kam kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ku jam diplomuar në degën Pediatri. Kam një përvojë të gjatë si pediatre në “Qendrën Ambulatore nr.2” në Tiranë. Punoj te “Princi i Lumtur”që prej vitit 2013. Unë i vizitoj fëmijët një herë në javë për të kryer një kontroll të përgjithshëm shëndetësor.

denis duro
Denis Duro

Koreograf dhe mësues baleti Quhem Denis, kam mbaruar shkollën kombëtare koreografike; aktualisht studioj në degën koreografi. Kam marrë pjesë në festivale brenda dhe jashtë vendit ku jam vlerësuar me çmime. Balerin në RTV Klan për 2 vite dhe 1 vit në Top Chanel, Aurela Gaçe show. Pjesëmarrës në projekte të ndryshme me fëmijë. Motoja ime: “Puna të nxjerr në dritë. Punë punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”

brunilda lleshi
Brunilda Lleshi

Logopede Unë jam Brunilda, jam 26 vjeç. Kam mbaruar studimet për Logopedi ,ku dhe jam liçensuar si Logopede. Jam trajnuar dhe çertifikuar për terapin e zhvillimit sipas metodës ABA. Eksperienca ime prej 6 vitesh si Logopede me fëmijët më ka mësuar që ne marrim më shumë dashuri nga fëmijët sesa japim. Fëmijët e "Princit" i takoj një herë në javë , aty unë bisedoj me fëmijët, vëzhgoj dhe vlerësoj komunikimin e tyre, të kuptuarin, të shprehurin si dhe nderveprimin social. Eshte gje shume e bukur te marresh pjese ne rritjen e shendetshme te femijeve dhe e vleresoj bashkepunimin.

todi dori
Todi Dori

Mësues i muzikës Quhem Todi Dori. Jam i apasionuar pas firzamonikës, notave muzikore; dashuroj të bukurën, të mirën, të thjeshtën. Fëmijët i dua shumë, ata të japin frymëzim. Ata janë qënie të pafajshme, më të mirat gjëra që ekzistojnë në botë. Edhe pse në moshë të caktuar, e kam deklaruar që do dorëzohem vetëm kur të më lejnë duart edhe këmbët. Kam punuar në Ansamblin Folklorik të Tiranës, kompozitor i disa këngëve për fëmijë, tani prej një viti jap “music therapy“ në Kopshtin “Princi i Lumtur”, që nga mosha 1 muajsh deri në 6 vjeç! Nuk ka kënaqësi më të madhe! Më ka rinuar!

Hapat e parë, kujtimet e para.