Mësim dhe argëtim

Përveç mësimeve standard, kopshti ofron edhe mësime shtesë edukative dhe argëtuese të përditshme. Ofrojmë:

- Mësimin e gjuhës angleze ( gjuhë e parë)
- Mësimin e gjuhës italiane
- Orën e muzikës "Happy hour with music and songs"
- Orën e argëtimit fizik/ Përgatitja fizike
- Mësimi i artit dhe i jetës
- Shërbimi i mjekes dhe i psikologes
të gjitha brenda çmimit të pagesës mujore.

Me një pagesë extra prej 1000 lekësh ofrojmë kurset e dansit dhe pikturës.


Risi në kopshtin tonë është se fëmijët janë në “terr teknologjik”, pra ata janë totalisht jashtë kontaktit të televizorit, tabletave dhe celularëve.

Një shërbim tjetër për të cilin ne jemi krenarë është “Fidanishtja e kopshtit”, e cila është e rrethuar me pemë frutore dhe fidanë që mbillen nga fëmijët. Çdo grup i fëmijëve ka ngastrën e vet. Kjo është një praktikë shumë e njohur në perëndim, pasi mendohet se kontakti me natyrën rrit inteligjencën emocionale të fëmijës dhe e relakson në të njëjtën kohë.

Kopshti ynë i mban dyert hapur 12 muaj të vitit.

Kampi ynë veror “Summer kindergarten” është një shërbim që ne e ofrojmë për prindërit dhe fëmijët me shumë dashuri pa asnjë pagesë ekstra!

Njihuni me mësuesit

Stafi

klesta nako 2
English Teacher Klesta Nako

Jam Klesta, mësuesja e anglishtes në kopshtin Princi i Lumtur që në vitin 2019. Kam mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në degen Anglisht - Frengjisht. Kam punuar dhe vijoj të punoj me studentë të rritur në kurse gjuhësh të huaja dhe për mua ishte sfidë e veçantë që të merrja përsipër të punoja me “student” kaq të vegjël sa janë fëmijët e kopshtit! Por rezultoi shumë e bukur dhe tërheqëse puna me ta! Ndihem shumë mirë! “The world is mine”, është motoja ime!

maria rita cammilli
Maria Rita Cammilli

Insegnante d'italiano Unë jam Rita dhe së bashku mësojmë gjuhën italiane. Jam diplomuar në Romë, Itali si mësuese në ciklin parashkollor dhe prej 30 vitesh kam punuar me fëmijët dhe për fëmijët. Ora jonë mësimore zhvillohet dy herë në javë për grupet e dyta dhe të treta.

alban ceca
Alban Çeca

Mësues i muzikës Unë jam Albani dhe jam 27 vjeç. Punoj në kopësht që nga viti 2015. Me mua do të kaloni “Orën e Lumtur” ose “Happy Hour with music and songs”. “Festa” jonë e vogël muzikore është çdo javë, një herë në javë.

klejda lala
Klejda Lala

Mësuese e Argëtimit Fizik Unë quhem Klejda dhe jam 25 vjeç. Studioj në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Që prej tre vitesh unë u mësoj fëmijëve të “Princit” arte marciale dhe lojëra sportive. Me mua takoheni një herë në javë për t'u argëtuar dhe stërvitur.

sibora medolli
Sibora Medolli

Psikologe Unë quhem Sibora dhe jam 23 vjeç. Kam studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Psikolgji. Më pas kam plotësuar studimet e mia me master shkencor për psikolgji shkollore. Kam përvojë pune në këshillimin e fëmijëve, në terapi loje dhe arti. Punoj te “Princi i Lumtur” që nga viti 2016. Unë i vizitoj fëmijët një herë në javë për të diskutuar me ta dhe për të kuptuar aksin e tyre psikologjik dhe social.

aurora lami
Aurora Lami

Mësuesja e pikturës Unë jam Aurora, jam 37 vjeçe, kam mbaruar liceun artistik “Onufri” dega pikturë dhe jam diplomuar për mësuesi. Kam eksperienca të mjaftueshme për të prurë një risi në Kopshtin Princi i Lumtur, për të dhënë një frymë tjetër dhe ku fëmijët të fitojnë dhe të shpalosin talentin e tyre në piktur.

diana rusi
Diana Rusi

Mjeke Unë jam Diana. Jam 61 vjeç. Kam kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ku jam diplomuar në degën Pediatri. Kam një përvojë të gjatë si pediatre në “Qendrën Ambulatore nr.2” në Tiranë. Punoj te “Princi i Lumtur”që prej vitit 2013. Unë i vizitoj fëmijët një herë në javë për të kryer një kontroll të përgjithshëm shëndetësor.

evis kamberi
Evis Kamberi

Koreografe Unë quhem Evis. Jam 32 vjeç dhe kam studiuar koreografi në Akademinë e Arteve. Punoj këtu që nga viti 2015. Mësimi i dansit zhvillohet me mua dy herë në javë.

jolanda tina
Jolanda Tina

Mësuese e gjuhës italiane Unë jam maestra Jolanda. Jam 32 vjeç. Vij nga Abruzzo, Itali dhe tashmë jetoj në Tiranë. Jam diplomuar në "Liceo Socio-Psico-Pedagogico", për Shkenca Edukimi të ciklit parashkollor dhe fillor. Jam një nënë e lumtur e katër fëmijëve. Me djemtë dhe vajzat e Princit po ja kalojmë shumë mirë çdo ditë. Bashkë takohemi dy herë në javë, me grupin përgatitor- parashkollor. Ju pres!

wendi lami.jpg
Wendi Lami

Quhem Wendi, njëloj si Wendi tek Piter Pan! Në kopshtin “Princi i Lumtur” bëj princeshën e kopshtit prej 2-3 vitesh. Jam unë princesha që i frymëzoj fëmijët dhe ju shtiva në mendje idenë për të takuar një Princeshë të vërtetë! Studente në Juridik, një juriste e ardhshme, jam shumë e lumtur të jem në rolin e Princeshës së kopshtit sa herë ata më thërrasin! Motoja ime “What if there ëere no colors?”