Njihuni me mësuesit
Stafi ne vite

Mesuese e grupit pergatitor. Mesuese e draftit te “ After school “ Jam Valbona. E martuar, me dy femije. Jam 45 vjeç. Femijet jane pasioni dhe dashuria ime e jetes. Tek kopshti “ Princi i Lumtur “ merrem me klasen e “ After school “. Eshte klase e vogel, e filluar si projekt ne vitin 2020. Shpresoj te rritet dhe te kete sukses dhe tek kjo nderrmarje do te bej te pamunduren pasi perkushtimi dhe korrektesia jane tiparet qe me karakterizojne.

Jam Xhesi, mesuesja me e re e anglishtes ne Kopshtin “ Princi i Lumtur “. Kam mbaruar Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne degen Gjermanisht -Anglisht. Me pelqejne femijet dhe merrem edhe jashte pune me ta. Per mua eshte hera e pare qe punoj si “ English teacher “ ne nje kopesht, dhe kjo me gje rezultoi te jete shume frymezuese per mua! Te jem nje “ English teacher “ po kthehet ne qellimin tim te jetes. Motoja ime:” Be the reason someone believes in the goodness of people.”

Unë quhem Vjoleta. Jap mësim prej shumë vitesh në grupin parashkollor. Me një eksperiencë të gjatë mbi supe, mund të them se kam kaluar mjaft breza në duart e mia dhe çdo brez i ri është një kënaqësi e re. Përvojës sime të gjatë i shtohen edhe trajnimet e shumta që kam kryer për t'u përditësuar me metodikat e reja të punës sonë. Motoja ime: Të bëjmë gjithçka për lumturinë e fëmijëve tanë!

Profesori i muzikës Unë jam Albani dhe jam 27 vjeç. Punoj në kopësht që nga viti 2015. Me mua do të kaloni “Orën e Lumtur” ose “Happy Hour with music and songs”. “Festa” jonë e vogël muzikore është çdo javë, një herë në javë.

Une jam Altea. Une jam relativisht e re, por me duket sikur kam shume gjate mes femijeve, si edukatore, terapiste dhe se fundi akoma edhe me prane kopshtit “ Princi i Lumtur “ si psikologe. Shumica e njerezve me njohin si logopede, por ketu tek “ Princi “, une ndihem e privilegjuar qe kam mundesine te shoh femije te rriten, te udheheq procesin e te mesuarit dhe akoma me e lumtur te shoh femijet te gjejne dhe marrin me te mirat nga jeta.

Mësuese e gjuhës italiane Unë jam maestra Jolanda. Jam 32 vjeç. Vij nga Abruzzo, Itali dhe tashmë jetoj në Tiranë. Jam diplomuar në "Liceo Socio-Psico-Pedagogico", për Shkenca Edukimi të ciklit parashkollor dhe fillor. Jam një nënë e lumtur e katër fëmijëve. Me djemtë dhe vajzat e Princit po ja kalojmë shumë mirë çdo ditë. Bashkë takohemi dy herë në javë, me grupin përgatitor- parashkollor. Ju pres!

Kuzhiniere Unë quhem Shpëtime dhe jam 43 vjeç. Kam mbaruar arsimin profesional për kuzhiniere. Kuzhina më ka shoqëruar në pjesën më të madhe të ditës gjithmonë për plot 15 vjet. Që prej vitit 2016 punoj te “Princi i Lumtur”. Përpiqem ta kryej këtë detyrë sa më mirë, duke ndërthurur produktet e nevojshme për fëmijët me ushqimet e tyre të preferuara. Motoja: Mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë!

Profesor i Shahut Quhem Landi, diplomuar per Menaxhim Biznesi, 30 vjec, i martuar. Jam kampion ne Shqipëri per shahun dhe mbaj titullin “Mjeshter Nderkombetar”. Jam tip sportiv, dhe pervec shahut me pelqejne shume edhe sporte te tjera; palestra eshte nje tjeter vend i preferuar i imi, pasi mendoj qe njeriu nuk mund te kenaqet vetem me stervitjen e mendjes, pa stervitur edhe trupin e tij. Shprehja ime? “Shahu eshte gjimnastka e trurit!”

Mësuese e grupit parashkollor-përgatitor Unë jam mësuese Jonilda. Jam 35 vjeç. Jap mësim në grupin përgatitor parashkollor me fëmijë të moshës 5-6 vjeç. Jam diplomuar si Mësuese për Ciklin e Ulët në Korçë. Kam punuar si mësuese prej pesë vitesh në klasat fillore të shkollave shtetërore dhe njëkohësisht kam eksperiencë në kopshte. Motoja ime: Ta kryejmë çdo detyrë me një fytyrë të buzëqeshur!

Princesha e kopshtit Quhem Wendi, njëlloj si Wendi tek Piter Pan! Në kopshtin “Princi i Lumtur” bëj princeshën e kopshtit prej 2-3 vitesh. Jam unë princesha që i frymëzoj fëmijët dhe ju shtiva në mendje idenë për të takuar një Princeshë të vërtetë! Studente në Juridik, një juriste e ardhshme, jam shumë e lumtur të jem në rolin e Princeshës së kopshtit sa herë ata më thërrasin! Motoja ime “What if there were no colors?”

Psikologe Jam Irsa, psikologe shkollore. Me pelqen shume puna qe bej.Tek kopshti “ Princi i Lumtur “ kam ardhur me shume deshire, pasi e ndiqja qe me pare punen qe behej ketu. Pasi erdha e u bera pjese e stafit, kuptova qe sa te verteta ishin gjithshka e mire qe kisha pare e degjuar dhe tani ndihem krenare qe jam pjese e ketij institucioni qe ne vitin 2020. Ndjek ecurine e femijeve, bej seanca me prinderit, dhe keshilloj stafin e mesueseve. Ndihem shume mire, e kompletuar dhe e vleresuar. Motoja ime “Vetem puna dhe perpjekjet te bejne te ecesh perpara; arritjet e lehta, kenaqesi te lehta. Arritje te mundimshme, kenaqesi maksimale!”

Unë jam Rita dhe së bashku mësojmë gjuhën italiane. Jam diplomuar në Romë, Itali si mësuese në ciklin parashkollor dhe prej 30 vitesh kam punuar me fëmijët dhe për fëmijët. Ora jonë mësimore zhvillohet dy herë në javë për grupet e dyta dhe të treta.

Koreografe Unë quhem Evis. Jam 32 vjeç dhe kam studiuar koreografi në Akademinë e Arteve. Punoj këtu që nga viti 2015. Mësimi i dansit zhvillohet me mua dy herë në javë.
